E shihnin Eglën finaliste?! Lisi i keqardhur për të: Më erdhi keq për Eglën por loja e saj ishte…

vovalbania March 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E shihnin Eglën finaliste?! Lisi i keqardhur për të: Më erdhi keq për Eglën por loja e saj ishte…

Të ftuar sot në Big Brother Radio ishin kryetari i Partisë Konservatore në Shqipëri, Kujtim Gjuzi dhe ish banori i BBV 3,Elvis Myrta për të folur rreth situatave dhe ngjarjeve të fundit në shtëpinë më të famshme në vend. Përjashtim i Eglës nga BBV 3 ishte pa dyshim lajmi më i bujshëm i ditës së sotme, por duhet theksuar që nuk ishte hera e parë që Egla ishte paralajmëruar për sjelljet e saj brenda shtëpisë qoftë nga “Vëllai i madh“, qoftë dhe nga dy opinionistët e këtij formati. Pikërisht i pyetur rreth përjashtimit të Eglës ditën e sotme, Lisi komentoi:

Më erdhi keq për Eglën! E shoh si një ish banor.  Ama, Egla ka bërë shumë lojë të agravuar dhe negative. Përcillte vetëm negativitet në lojën e saj Ishte mbushur kupa. Atë lojë zgjodhi por duhej të përmbahej! Nga ana tjetër, dalja e Julias ishte pritshme sepse nuk po krijonte dinamika! Ky Big Brother është bërë kush krijon konflikte më shumë!

A tentoi Egla të përfitonte nga mirësia e publikut dhe e produksionit deri diku që e kishte paralajmëruar disa herë?

Nuk e besoj se Egla e ka ditur si shihej në publik sepse dhe publiku ka qënë i ndarë, kishin nga ata që e shikonin Eglën lojtare të fortë dhe finaliste, kishte dhe nga ata që e shikonin si një person që përcillte negativitet! 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE