“Besoj në dashurinë e tij…”/ Heidi Baci komenton dasmën me Romeon në “Ftesë në 5”!

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Besoj në dashurinë e tij…”/ Heidi Baci komenton dasmën me Romeon në “Ftesë në 5”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një sfidë nga Vëllai i Madh vazhdon prej disa ditësh në shtëpi, ku secili banor duhet të shtyp butonin e kuq që ndodhet në living për të realizuar një provë. Vetëm pak orë më parë Heidi ishte ajo që shtypi butonin e kuq dhe si pasojë ajo kishte mundësinë të largohej nga shtëpia. E monitoruar nga kamerat dhe produksioni, pasi shtypi butonin e kuq, Heidi u largua për pak minuta nga shtëpia, për të dhënë një intervistë ekskluzive LIVE në “Ftesë në 5”, në Top Channel.

Fjalët e para të Heidit në studio ishin:

Ndjehem e emocionuar.

Ndërkohë, ja si e komentoi ajo dasmën me Romeon, të organizuar vetëm pak ditë më parë.

Falendëroj gjithë stafin, sepse organizimi i dasmës ishte shumë i bukur… Besoj në dashurinë e tij sepse përndryshe nuk do isha martuar. Është ndjesi e bukur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE