A do jetonte me prindërit e Romeos?/ Heidi Baci: Janë disa gjëra që duhen parë jashtë…

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do jetonte me prindërit e Romeos?/ Heidi Baci: Janë disa gjëra që duhen parë jashtë…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një sfidë nga Vëllai i Madh vazhdon prej disa ditësh në shtëpi, ku secili banor duhet të shtyp butonin e kuq që ndodhet në living për të realizuar një provë. Vetëm pak orë më parë Heidi ishte ajo që shtypi butonin e kuq dhe si pasojë ajo kishte mundësinë të largohej nga shtëpia. E monitoruar nga kamerat dhe produksioni, pasi shtypi butonin e kuq, Heidi u largua për pak minuta nga shtëpia, për të dhënë një intervistë ekskluzive LIVE në “Ftesë në 5”, në Top Channel.

Heidi gjatë daljes nga shtëpia e “BBV3”, e monitoruar nga kamerat dhe produksioni, nuk e dinte se ku do të shkonte, teksa prezantuesja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo po e priste në studio.

Ndër të tjera banorja u pyet nëse ishte gati të jetonte me prindërit e Romeos dhe ja cila ishte përgjigjja e saj…

Këtë jo. (qesh) E kam thënë, dasma është simbolike, e bukur. Janë disa gjëra që duhen parë jashtë. Ne nuk luajmë dhe gjëja që është e rëndësishme është që ne nuk luajmë me publikun…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50237 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE