“Dashuritë brenda shtëpisë nuk i kam qejf…”/ Olta Gixhari komenton çiftin Heidi dhe Romeo!

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Dashuritë brenda shtëpisë nuk i kam qejf…”/ Olta Gixhari komenton çiftin Heidi dhe Romeo!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

E ftuar sot në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike ishte ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari. Ajo u shpreh për gjithçka, analizoi banorët dhe situatat e “BBV3”, teksa na tregoi ndjesitë e saj gjatë pritjes së ëmbël.

Ndër të tjera, Olta u pyet për lidhjen e Heidit dhe Romeos, për të cilët u shpreh:

Unë këto dashuritë brenda shtëpisë nuk i kam shumë qejf. Nuk më emocion kjo pjesë, më emocionojnë lojtarë që luajnë që nuk kanë nevojë për një shpatullë. Më jep adrenalinë një tjetër loje. Por ata janë shmë të bukur bashkë, por si ish-lojtare, dijet që kam luajtur me gaz deri në fund, edhe nëse nuk do isha e martuar nuk do krijoja një lidhje brenda.

Ndërkohë, e ftuar në “Ftesë më 5”, Heidi komentoi dasmën me Romeon, të organizuar vetëm pak ditë më parë.

Falendëroj gjithë stafin, sepse organizimi i dasmës ishte shumë i bukur… Besoj në dashurinë e tij sepse përndryshe nuk do isha martuar. Është ndjesi e bukur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49599 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE