Ronaldo Sharka habit me deklaratën për Bardhin: “Dua të bëhem e dashura jote”!

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ronaldo Sharka habit me deklaratën për Bardhin: “Dua të bëhem e dashura jote”!

Moderatori Ronaldo Sharka dhe reperi i njohur Bardhi janë përfshirë në një debat virtual.

Molla e sherrit u bë intervista e ish-konkurrentes së Për’Puthen Gabriela Arapit, e cila ishte e ftuar në “Mos i bjer me top” tek E Diell.

Kjo e fundit në një lojë me Ronaldon, ka shprehur mendimin për disa personazhe publik. Kur erdhi radha tek Bardhi, Gabriela merr foton e reperit dhe e fut tek gjoksi. Ajo shprehet se Bardhi është një djalë shumë i mirë dhe i pëlqen karakteri.

Ndërsa përsa i përket Sarës, partneres së Bardhit, Gabriela preferoi që fotografinë e saj ta digjte me çakmak. Ajo u shpreh se edhe pse nuk e njeh, Sara i jep një energji negative dhe nuk e ka aspak qejf.

Ndërkohë edhe Ronaldo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se e “ka taksirat që çdo vit në BBV të merret me ndonjë bjond”. Ai e akuzon Bardhin se “do të bëhet Luizinjo” dhe me nota ironike i kërkon që “të bëhet menaxheri i tij”.

“Taksirati im që çdo vit në BBV të merrem me ndonjë bjond. I dashur Luizinjo (Bardhi) unë e kuptoj që ti do të jesh Luizinjo por më lër të bëhem unë menaxheri jot, Ronaldinjo! Po të bëj më shumë viral unë se sa Sara, madje, madje, si “Teta Roni” jam i gatshëm të bëhem dhe e dashura jote, betoh?m q? do te dua më shumë seç të duan aktualisht”, shkruan Ronaldo Sharka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49616 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE