Skualifikimi i Eglës nga BBV, Kevin Agolli: “Krishti u ngjall…”

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skualifikimi i Eglës nga BBV, Kevin Agolli: “Krishti u ngjall…”

Të ftuar në “Wake Up” kanë qenë Kevin Agolli, vëllai i Ilnisës dhe Mario Deda, vëllai i Julit. Ata kanë folur më shumë mbi rrugëtimin e familjarëve të tyre në “Big Brother VIP 3”, situatat e ndodhura së fundmi, si dhe në veçanti mbi largimin e Egla Cenos nga shtëpia…

Si ju duk ky skualifikim i Eglës nga loja?

Kevin: Largimi i Eglës kishte një simbolikë shumë interesante, sepse erdhi si për Pashkë. Krishti u ngjall, do thoja unë. Ishte e merituar dhe e vonuar. Me gjithë paralajmërimet që i bëheshin, ajo vazhdonte me mënyrën e vet që ishte e paparanueshme.

Mario: Për mendimin tim Egla ishte lojtare shumë e fortë. Përjashto rastet që i tejkalonte kufijtë me të gjitha gjymtyrët. Me të drejtë nuk duhet të vazhdonte një lojtar i tillë sepse do kërkonin dhe të tjerët të bënin të njëjtat gjëra. Juli tha diçka, që po të ishin jashtë dhe një si Egla jashtë do të denoncohej, por edhe si një si Meritoni dhe Ilnisa nëse do të përndiqnin dikë siç kanë bërë ata, do denoncoheshin.

Çfarë vendimi mendon Kevin se do të merret për Ilnisën dhe Meritonin?

Mund të merret çdo lloj vendimi, por kur e sheh në mënyrë kronologjike dënimi do të jetë i lehtë. Mendoj që nuk do të jetë nominim siç mendojnë fanatikët e Eglës. Nëse dalin në nominim kokë më kokë, ata kanë thënë se nëse del njëri, do të dalë edhe tjetri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE