Vëllai i Jul Dedës tall keq Romeon: S’ka më shumë se 7 fjalë në fjalor

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vëllai i Jul Dedës tall keq Romeon: S’ka më shumë se 7 fjalë në fjalor

Vëllai i Jul Dedës, Mario, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’.

Gjatë intervistës, ai shpreh mendimin e tij për lojën e Romeo Veshajt, duke e konsideruar të ekzagjeruar dhe të paedukatë.

“Romeo është në një moshë tërheqëse për publikun. Ka talent për të aktruar dhe për të krijuar muzikë, për të shkruar tekste, eksperimenton me veten. Është në moshën e artë për të krijuar materiale që janë në modë. Edhe pse nuk e kupton ndoshta se është e ekzagjeruar, ai vazhdon të ngulë këmbë tek e vetja. Merr iniciativa dhe të dalë kur të dalë. Është mungesë edukate dhe mjet për të penguar kundërshtarët, mënyra se si debaton, nuk lë radhë. Kakofonia është edhe mungesë edukate edhe krijon paqartësi për personin përballë”.

I pyetur për tre defektet e Romeos ai u përgjigj:

“Mungesë edukate. Nuk lë radhë.
Nuk ka fjalor. Edhe kur ka një argument, e shpreh me 7 fjalë. Thotë vetëm ‘Kush? Kush?, ‘Je i zi!’. Duhen tre orë e gjysmë për ta nënkuptuar ç’ka dashur të thotë.
Përdor zhargon nëpër argumente”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE