Vrasja e komandantit të lartë të Iranit pas bombardimeve izraelite, ambasadori Iranian: Përgjigjia do të jetë e ashpër!

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e komandantit të lartë të Iranit pas bombardimeve izraelite, ambasadori Iranian: Përgjigjia do të jetë e ashpër!

Irani ka reaguar pasi tetë persona u vranë pas bombardimit izraelit në konsullatën iraniane në Siri.

Ambasadori Iranian në Damask, Hossein Akbari tha se përgjigjia e Teheranit do të jetë e ashpër ndaj sulmit në Damask ku u vra edhe komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Reza Zahed.

Diplomati shtoi se pasi të largohen nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar nga bombardimet, do të mund të bëhet i ditur numri i saktë i viktimave apo të plagosurve.

Të paktën pesë persona të Gardës Revolucionare iraniane vdiqën nga bombardimet izraelite në Damask, konfirmojnë mediat iraniane. Ndërkohë, ambasadori iranian në Damask, I cili e kishte parë sulmin nga dritarja e rezidencës së tij, tha se konsullata është goditur nga “gjashtë raketa të lëshuara nga avionët F-35”

Ndërkohë në rrjetin social X janë publikuar dhe pamje nga ambientet e brendshme të ambasadës iraniane të shkatërruar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49430 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE