Një pjesë e madhe e italianëve ngasin makina të vjetra!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një pjesë e madhe e italianëve ngasin makina të vjetra!

Rreth katër nga 10 makinat në rrugët e Italisë janë të vjetra mbi 15 vjet, sipas një studimi të publikuar nga shoqata e automobilizmit ACI dhe Fondacioni Caracciolo. Kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme, pra 40% e automjeteve në Itali janë relativisht të vjetra.

Raporti tregoi se mbajtja e kaq shumë automjeteve të vjetra në qarkullim paraqet një problem në aspektin e sigurisë dhe mjedisit. Një flotë e makinave të reja do të reduktonte gjithashtu emetimet e gazrave serrë ashtu edhe të aksidenteve, sipas njoftimit të shoqatës. Në raport gjithashtu thuhej se makinat elektrike ishin ende luks për shumë njerëz në Itali dhe vetëm 14% planifikonin të blinin një të tillë në 10 vjetët e ardhshme.

Ndërkaq, të dhënat nga 10 mijë automjete elektrike që përfshijnë 18 modele tregojnë një mesatare prej rreth 30% më të ulët të efikasitetit gjatë dimrit. Ndonëse nuk është sekret që moti i ftohtë zvogëlon efikasitetin e EV-ve, humbja e rrezes nuk është uniforme në të gjitha modelet. Gjatë sezonit të dimrit 2022-2023, startup Recurrent mblodhi mijëra të dhëna nga 10 mijë EV për të analizuar se si temperaturat e ulëta ndikuan në efikasitetin e tyre. Pas analizimit të 18 modeleve EV në të gjithë SHBA, zbuloi se efikasiteti mesatar i perceptuar në dimër ishte mesatarisht 70.3% e efikasitetit të tyre normal.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49060 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE