Bledi Çuçi: Amnistia, të enjten! Zero tolerancë për personat e dënuar nga GJKKO

vovalbania April 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bledi Çuçi: Amnistia, të enjten! Zero tolerancë për personat e dënuar nga GJKKO

Pas mbledhjes me deputetët, kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Bledi Çuçi, i pyetur nga gazetarët tha ndër të tjera, se të enjten po përgatiten që të votojnë ligjin për amnistinë penale që kërkon 84 vota.

“Amnistinë penale do ta miratojmë të enjten! Nuk do të ketë tolerancë për ata të gjykuar nga GJKKO”, tha ai në një prononcim për median.

Çuçi tha se ligjet e anuluara të seancës 7 mars në Kuvend do të rifuten për votim të enjten, ndërsa nuk mbajti asnjë qëndrim në emër të PS-së për një tjetër cështje se kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për mandatin e Olta Xhaçkës, dhe se cfarë mendojnë ata për këtë të fundit.

“Nuk është e vërtetë që nuk e kemi zbatuar. Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është mbledhur këshilli i Legjislacionit. Aty do të informohemi për vendimin. Ndaj ia kemi dërguar Këshillit të Mandatit të Rregullores. Por kuvendi ka qenë në flakë dhe tym. Vendimmarrja është e grupit parlamentar. Do të mblidhet Këshilli i Mandatit dhe Rregullores. Këshilli i Legjislacionit që merr vendimin e Kushtetueses, e shqyrton dhe më pas thotë; do i kalojë Këshillit të Mandateve.

Pra do të mblidhet Këshilli i Mandateve. Vendimet i marrim të gjithë bashkë. Ajo është një çështje që duhet ta marrë Këshilli i Mandateve. Ju këshilloj që ta lexoni mirë atë vendim. S’kemi një vendimmarrje, se nuk jam unë Këshilli i Mandateve. Nuk e mbledh unë Këshillin”, tha ai.

Çuçi shmangu përgjigjen edhe për një tjetër pyetje drejtuar atij se a duhet të mbante  përgjegjësi Erion Veliaj pas arrestimit të disa drejtorëve të rëndësishëm në bashki disa prej tyre pjesë edhe e stafit të tij në zgjedhjet për Tiranën

“Nuk më takon mua kjo pyetje”, iu përgjigj Çuçi pyetjes nëse duhet të mbajë përgjegjësi Veliaj për arrestimet e fundit. Lidhur me vetë arrestimet me kërkesë të SPAK, Çuçi mbajti qëndrimin konstant të PS-së se ata nuk ndërhyjnë në vendimet e drejtësisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE