Banorja e BBV flet për abortin: “Kam rrahur veten me grushta”

vovalbania April 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Horoskop pa limit? Astrologia e njohur, banore e BBV3!

Roza Lati, teksa ishte duke biseduar me Julin, Gracianon dhe Erjolën, rrëfeu se ka bërë një abort, pasi në ato momente nuk ishte koha e duhur për të sjellë në jetë një fëmijë.

“Bëra eko dhe atje doli situata konkrete. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës (fëmijës) dhe aty jam thyer. Vetëm një shoqe e dinte situatën. Kam shkuar në shtëpi dhe kam bërë llogaritjen. Unë jam njeri që ka logjikë shumë të ftohtë, prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Me logjikë të ftohtë u ula, bëra një analizë të jetës sime, të së ardhmes dhe i thashë vetes që nuk ishte momenti”, tregoi ajo.

Më pas, Roza shtoi:

“Në momentin që vendosa ta ndërpres, kam qarë në nivelin që kam rrahur veten. Kam dënuar Rozën. I kam rënë kokës me grushta”, duke shtuar se pranë saj në ato çaste ishte qenushi i saj i ndjerë, Sasha, që u tremb shumë.

Ajo tregoi se ka kaluar një vit shumë të vështirë, ndaj u bë pjesë e eksperiencës së “BBVA 3”, duke sqaruar në njëfarë mënyre edhe periudhën për të cilën ka folur disa herë, ku tregonte se u bë pjesë e spektaklit për të “hequr mendjen”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49322 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE