Ekskluzive/ Grida Duma zbulon pse hoqi dorë nga politika dhe tregon nëse do të rikthehet!

vovalbania April 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzive/ Grida Duma zbulon pse hoqi dorë nga politika dhe tregon nëse do të rikthehet!

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos, Adit dhe Visjanit ishte Grida Duma. Në një rrëfim special, Grida Duma u shpreh për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj, “Big Brother Vip 3” e shumë të tjera. Pse hoqi dorë ajo nga politika?! Duma u shpreh:

Asgjë s’më ka lodhur. Politikën e dua shumë. Ashtu ishte momenti. Duhej një dalje për të treguar që për mua ky është çasti i duhur jo për të demotivuar ata që merren me politikë… Për imazhin jam shqetësuar më pak sesa për ecjen… S’kishte të bënte me mua personalisht, por kohezioni i njerëzve. Politika nuk bëhet pa punë në grup, nëse grupi sështë në kohezion, është copëtuar, pa strategji politike. Ky grup duhet ‘shkundur’ sepse disa gjëra duhen bërë ndryshe.

Ai që bën politikën duhe të jetë një kafshë politike. Politika është thelbi i interesit, por nëse e ke interesin e bashkuar me liderin e vendit je lider i madh, nëse e ke me planin politik s’je lider. Shqipëria ka 30 vite që mbijeton në njëfarë mënyre.

A do kthehej Grida Duma në politikë?

Nuk e di, nuk e mendoj fare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51173 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE