Izraeli vrau shtatë punonjës humanitarë në Gaza, Netanyahu “justifikohet”: U goditën pa dashje, gjëra që ndodhin në luftë!

vovalbania April 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izraeli vrau shtatë punonjës humanitarë në Gaza, Netanyahu “justifikohet”: U goditën pa dashje, gjëra që ndodhin në luftë!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar pasi 7 punonjës humanitatë u vranë nga një sulm izraelit në Rripin e Gazës.

Netanyahu tha se ngjarja kishte ndodhur “pa dashje” dhe se forcat izraelite nuk kishin pasur shënjestër punonjësit humanitarë.

“Për fat të keq, ditët e fundit ka pasur një rast tragjik në të cilin forcat tona goditën pa dashje njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës”, tha Netanyahu në një mesazh mirënjohjeje për ekipin mjekësor që e operoi atë për një hernie diskale.

Kryeministri tha se ngjarja do të hetohet në thellësi dhe u justifikua duke thënë se këto ishin gjëra që ndodhin në luftë.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të mos ndodhë më,” siguroi ai.

Pak më parë, ushtria izraelite njoftoi se një ent i pavarur ushtarak, Mekanizmi i Gjetjes dhe Vlerësimit të Fakteve, do të hetojë sulmin.

Më herët, ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi vdekjen e 4 punonjësve të huaj të ndihmës dhe shoferit të tyre palestinez, pas një sulmi izraelit në automjeti e tyre në Rripin Qendror të Gazës.

Sakaq, menjëherë ka qenë ministrja e Jashtme Australiane që ka kërkuar një raport të menjëhershëm për atë që ndodhi në Gaza, pasi njëri prej punonjësve humanitarë ishte shtetas Australian. Izraeli, nga ana tjetër, thotë se ajo që ndodhi ishte një aksident tragjik.Mbrojtja izraelite shton se po bën përpjekje të mëdha për të mundësuar ndihmën humanitare dhe ka punuar ngushtë më Kuzhinën Qendrore Botërore për të mundësuar ushqim tek banorët në Gaza.

Shtëpia e Bardhë kërkon një hetim të shpejtë për vdekjet e punonjësve të Kuzhinës Qendrore Botërore në Gaza. Ndërkohë WCK ka pezulluar operacionet në zonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50899 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE