Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, histori suksesi në dokumentarin e aleancës!

vovalbania April 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, histori suksesi në dokumentarin e aleancës!

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë përmendet si histori suksesi në filmin dokumentar të realizuar së fundi rreth misionit të aleancës veri-atlantike gjatë 75 viteve të ekzistencës së saj.

NATO-ja thuhet në dokumentarin që rreshton arritjet e saj, ia ka dalë mbanë jo vetëm të përballojë sfidat, por edhe të zgjerojë rolin e saj që prej ditës së themelimit në 1949 e deri në përforcimin e Europës Lindore në 2022. Filmi eksploron momentet që e ravijëzojnë Organizatën përmes syve dhe përvojave personale të njerëzve që kanë parë këto momente kryesore.

Aty, sikurse nënvizojnë mediat në Prishtinë, përfshihen disa nga momentet kyçe të ndërhyrjes së aleancës duke filluar me Luftën e Ftohtë kur organizata Veri-Atlantike pengoi me sukses Bashkimin Sovjetik nga agresioni kundër Europës Perëndimore. Më tej, përmendet fakti që në vitet 1990, NATO ndihmoi për t’i dhënë fund konflikteve etnike në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe luftën në Kosovë.

“Presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Milloshevic, urdhëroi një goditje brutale ndaj shqiptarëve në Kosovë”, është fjali me të cilën nis shpjegimi për luftën në Kosovë dhe fushatën e bombardimeve të NATO-s. Në dokumentar përfshihet edhe deklarata e Javier Solana që në atë periudhë ishte Sekretar Gjeneral i aleancës.

“Ne duhet të ndalojmë dhunën dhe ti japim fund një katastrofe humanitare që po ndodh tani në Kosovë”, shprehej ai. Fushata ajrore u ndërmor në vitin 1999 me qëllimin të ndalonte krizës humanitare atje.  “Ndërhyrja e NATO-s i dha fund konfliktit”, nënvizohet në dokumentar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE