Vizita në Izrael, Rama pritet nga presidenti Herzog!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vizita në Izrael, Rama pritet nga presidenti Herzog!

Kryeministri Edi Rama, sot u prit në një takim nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.

Kam shumë respekt për ju zoti Kryeministër! Kemi pasur marrëdhënie të ngushta dhe kemi dialoguar për shumë çështje. E kam ndjekur nga afër të gjithë mbështetjen dhe respektin tuaj për popullin tonë, miqësinë tuaj me Izraelin. Jam shumë i lumtur që jeni sot këtu! Pres me interes të mësoj më shumë për vizitën juaj këtu. Lexova dhe dëgjova për takimet e tua dje, që zhvillohen në respekt të marrëdhënieve e respektit të dyanshëm midis popujve dhe qeverive tona.

Kryeministri vuri në dukje se Presidenti do të vizitojë Shqipërinë.

Jemi të lumtur për mikpritjen e ngrohtë që na është ofruar këtu. Shpresojmë ta forcojmë bashkëpunimin dhe të shohim më shumë turistë izraelitë. Shqipëria ka qenë gjithmonë mikpritëse për njerëzit e mirë, ata gjithmonë kanë ardhur, por kurrë nuk kanë ardhur në kohëra të qeta, por në momente të vështira. Jam i bindur që kanë shumë për të parë në Shqipëri dhe do të ndihen si në shtëpinë e tyre, sepse Shqipëria ka qenë shtëpi e dytë për popullin Izraelit.

Kryeministri Rama nisi dje një vizitë zyrtare në Tel-Aviv, Izrael, me ftesë të homologut Yair Lapid. Ai u prit nga Lapid dhe ministri i Financave, Avigdor Lieberman. Sipas medias izraelite, fokusi i takimeve me zyrtarët izraelitë ishte mbi sigurinë kibernetike dhe sulmet kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë.

Po ashtu, Rama iu drejtua me një fjalë eventit “CAM/Combat Antisemitism Movement Leadership”. Rama vuri në dukje se “shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk është thjesht një faqe e bukur e historisë së Shqipërisë, por thesar shumë i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kombëtare”. Sipas tij, “hebrenjtë mundën të jetonin në mënyrë të shkëlqyer mes tyre dhe me shqiptarët”.

Dhe ne nuk duhet vetëm ta tregojmë, por duhet të sigurohemi që brezat e rinj ta kuptojnë me mendje e shpirt si pjesë e thelbit të të qenit shqiptar dhe të krenarisë që janë shqiptarë. Për ne është absolutisht e rëndësishme të jemi në linjë në luftën kundër antisemitizmit sepse siç e kuptojmë nuk ka të bëjë vetëm me hebrenjtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49433 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE