Ilnisa dhe Meritoni takohen me Eglën në dhomën e bardhë, ja çfarë pritet të ndodhë me ta

vovalbania April 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ilnisa dhe Meritoni takohen me Eglën në dhomën e bardhë, ja çfarë pritet të ndodhë me ta

Një ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” hyri një zarf i zi, në të cilin ishin shënuar emrat e Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit.

Zarfi u lexua nga Ledion Liço gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, në të cilin shkruhej se dy banorët ishin skualifikuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por që të dy banorët patën edhe një mundësi të dytë, ashtu si Egla Ceno që u skualifikua nga reality show ditën e diel.

Ilnisa dhe Meritoni u lajmëruan se nëse duan të vazhdojnë garën, do duhen të presin te dhoma e bardhë e “Big Brother” dhe do të jetë publiku që do të marrë vendimin për ta nëse do kthehen apo jo në garë.

Teksa shkuan te dhoma e bardhë, ata janë takuar me Eglën, e cila po pret aty që prej 48 orësh.

Ky takim u duk se ishte shumë i papritur për Meritonin dhe Ilnisën, ku kjo e fundit ka qëndruar për një kohë të gjatë pa folur. Nga ana tjetër, Mjekiqi nisi të bisedonte me Cenon duke ngacmuar njëri-tjetrin.

Ndërkohë kujtojmë se publiku do të vendosë se kë dëshiron që të rikthejë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vetëm dy prej tyre mund të hyjë sërish në “Big Brother VIP3”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50570 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE