Pamje të reja të Eglës jashtë BBV, misteret e një vendimi të padrejtë(VIDEO-FOTO)

vovalbania April 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pamje të reja të Eglës jashtë BBV, misteret e një vendimi të padrejtë(VIDEO-FOTO)

Mbrëmjen e djeshme, edhe pse e kishte njxerrë me Zarf të Zi, produksioni vendosi që të rifusë në lojë Egla Cenon.

Një vendim ky i çuditshëm në fakt, pasur parasysh se nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës një gjë e tillë.

Mbi të gjitha, edhe pse gjatë gjithë Prime të së martës, Meritoni u etiketua si një përndjekës nga moderatori dhe apinionistët, madje duke i thënë se jashtë do ishte denoncuar për sjelljen ndaj Eglës, produksioni vendosi që të fusë në një dhomë, pikërisht le të themi “agresorin” dhe “viktimën”.

Publiku ka qenë shumë i irrituar për këtë vendim të produksionit, pasi Egla jo vetëm u skualifikua por edhe pse është parë tek Komuna e Parisit duke ecur në rrugë. Kjo hedh dyshime të shumta se ajo ka marrë informacione nga jashtë rreth ngjarjeve në BBV.

https://vip-magazine.al/wp-content/uploads/2024/04/d98fc738e3d4d0d951226d9dcf56a832.mp4

Mbrëmë u tha që Egla ka qenë e izoluar tek dhoma e bardhë, por në fakt, produksioni që ja ka lënë publikut në dorë që të rikthejë dy banorë nga tre të skualifikuar, nuk tregoi asnjë transparencë për qëndrimin e Eglës 48 orë në dhomën e bardhë. Kjo për shkak së nuk ka qenë Live për asnjë moment në asnjë nga dy kanalet e BBV.

Madje, në media po qarkullojnë disa foto, ku pretendohet se është Egla Ceno duke hipur në një makinë, pasi u skualifikua nga BBV.

I vetmi që reagoi, në fakt me të drejtë, ndaj këtij vendimi ishte Jul Deda, i cili u shpreh se Zarfi i Zi është zhvlerësuar totalisht dhe Egla është faktorizuar nga produksioni.

Për një realityshow si Big Brother, ku publiku me sms(lekë), vendos kush del nga shtëpia dhe kush do jetë fituesi, duket se produksioni ka shpërdoruar besimin e publikut duke mos u treguar transparente me qytetarët.

Gjithashtu, vendimi i mbrëmshëm ishte edhe një goditje e fortë për banorët e tjerë në shtëpi, ku tashmë e kuptojnë se Egla nuk do të dalë nga shtëpia çfarëdo të bëjë.

Tani ka ngelur të kthehen edhe një herë të gjithë ata që kanë dalë me Zarf të Zi, dhe të vendosë publiku se nëse duhet të skualifikohen nga gara.

/Vip-magazine.al/

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE