Ish-shoqja i mori të fejuarin – Vesa Vllasaliu tregon nëse ka pasur së fundi kontakt me ata të dy!

vovalbania April 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-shoqja i mori të fejuarin – Vesa Vllasaliu tregon nëse ka pasur së fundi kontakt me ata të dy!

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ishte një ndër personazhet më të përfolura të këtij edicioni.

Përpara se të hynte në këtë program, ajo ndau disa detaje shokuese për jetën e saj private; perkatësisht ndarjen nga futbollisti, Mërgim Berisha si dhe martesën e këtij të fundit me ish-shoqen e saj më të ngushtë.

E ftuar së fundmi në emisionin Hambar të Kanal 10, Vesa u pyet nëse ka pasur më ndonjë kontakt me ish të fejuarin e saj si dhe po ashtu me ish-shoqen e saj.

Ajo tha se me ta nuk mban më asnje kontakt dhe për çështjet e tjera e ka të angazhuar avokatin e saj.

“E kam avokatin tim, ai merret me këto sende. I thirr prindërit e mi, ose dajën tim për me marr informacione, sepse unë s’kam nerva. Këta le ta jetojnë jetën edhe unë temën”, deklaroi Vllasaliu duke mos ndarë detaje të tjera. Lidhja e saj me futbollistin Berisha ka qenë ndër më të komentuarat muajve të fundit. Vesa pati akuzuar ish-shoqen e saj e ngushtë se kishte ndërhyrë në lidhjen e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE