“Nuk doja të njihesha për shpirtin e kundërshtisë”/ Atalanta Kërçyku tregon arsyen përse u krijua tension midis saj dhe jurisë së DWTS!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk doja të njihesha për shpirtin e kundërshtisë”/ Atalanta Kërçyku tregon arsyen përse u krijua tension midis saj dhe jurisë së DWTS!

E ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” ka qenë Atalanta Kërçyku. Ajo ndau me dëgjuesit disa detaje mjaft interesante nga jeta dhe karriera e saj. Përsa i përket kësaj të fundit, ajo ishte konkurrente në këtë edicion të “Dancing With The Stars”, por u eleminua të premten e kaluar.

Si ka qenë ky rrugëtim në botën e televizionit për të?

Unë vi nga bota e televizionit. Unë kam tri vitet e fundit eksperiencë televizive. Jo prezantuese. Dy vitet e para kam qenë pjesë e paneleve. Tek “Procesi Sportiv” kam qenë një sezon të tërë. Më pas “E Diell” dhe vitin e tretë ka qenë një emision i imi ku kam qenë autore dhe moderatore në “Politikan N’tigan”. Kisha shumë dëshirë që t’i tregoja njerëzve që unë jam përtej asaj çfarë të tjerët mendojnë. Dhe në DWTS, si një gjysmë reality show dhe një gjysmë talent show, më njohën si të tillë. Mënyra se si komentet vinin në rritje dhe pozitive për mua.

Javët e fundit të pjesëmarrjes së saj në “Dancing With The Stars” kanë qenë më aktive përsa i përket replikave me jurinë. Përse ka ardhur ky tension midis tyre?

Unë gjatë gjithë rrugëtimit tim në DWTS, nga puntata e parë deri në puntatën e tetë në mos gaboj, kam qenë një nga konkurrentet e cila thoja vetëm ‘faleminderit’, ‘natën e mirë’ e ‘mirupafshim’, edhe kur unë thellë doja të protestoja. Por nuk doja të njihesha për shpirtin e kundërshtisë dhe nuk dua të krijoj personazhin që kundërshton një panel me profesionistë. Ne e dimë që ka edhe gjëra subjektive, por unë nuk doja. Tek kontemporania u godita si fillim dhe aty fillova të flisja e të kundërshtoja në mënyrën time.

Çfarë ka rezervuar Atalanta për ndjekësit e saj? A do ta shohim atë së shpejti në televizion si moderatore ose si pjesë e BBV3?

Në fakt, nuk e di pse kanë ardhur shumë njerëz e ma kanë thënë kohët e fundit dhe unë i besoj shumë energjisë, mesazheve nga Zoti. Nuk e di. Nuk është se kam marrë një ftesë me thënë të drejtën. Edhe nëse e marr, nuk jam ende e sigurt se çfarë do të them.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE