Kush nga banorët e “Big Brother” do të jetë pjesë e filmit të ri të Drilon Hoxhës?

vovalbania April 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush nga banorët e “Big Brother” do të jetë pjesë e filmit të ri të Drilon Hoxhës?

Aktori Drilon Hoxha, në një lidhjeje telefonike, në emisionin “Pardon My French”, ka zbuluar më shumë rreth projektit të tij të fundit kinematografik titulluar “Guxim”, ku ai vjen si skenarist e regjisor.

Ai zbuloi disa detaje nga Premiera Absolute, e cila do të mbahet më datë 5 Prill në Cineplexx TEG, por edhe shumë të pathëna të tjera.

 

I pyetur edhe për fenomenin e edicionit të tretë të “Big Brother Albania VIP”, se cilën nga aktoret aty ai mund ta kishte në një nga filmat e tij të radhës, ai u përgjigj:

“Po unë mendoj që Eglën. Nuk e di, por po ta vini re që kur qëndron Egla ka një lloj drame brenda”, tha ai.

Ai u shpreh se filmi i tij i fundit do të jetë komedi, por nuk dihet nëse ajo do të jetë si personazh aty apo jo.

Ndaj për ta mbyllur, Driloni tha: “Ju më thatë kë mendoni, nuk më thatë për kë rol t’i jap”.

Sa i përket sinopsit të këtij filmi, bëhet fjalë për një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh.

Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar, i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një çmim për t’u paguar.

Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49568 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE