Një detaj i padëgjuar deri më tani zbulohet prapa video-mesazhit të Kate Middleton

vovalbania April 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një detaj i padëgjuar deri më tani zbulohet prapa video-mesazhit të Kate Middleton

Kate Middleton e kishte tejet të vështirë të jepte lajmin për diagnozën e saj të kancerit gjatë video-mesazhit që bëri xhiro në të gjitha mediet e rrjetet sociale.

Në një video të publikuar më 22 mars, Princesha e Uellsit deklaroi se ka filluar marrjen e kimioterapisë parandaluese, shkruan People.

Biografja e familjes mbretërore, Sally Bedell Smith ka ndarë një detaj të kësaj prapaskene që nuk ishte raportuar deri më tani.

Ajo tha se Princesha Kate, 42-vjeçare ishte “e sinqertë, dinjitoze, e vendosur dhe e sinqertë” gjatë video-mesazhit, por njoftimin që do të bënte nuk ishte i lehtë për të.

“Kate në thelb është e turpshme dhe për ta bërë këtë iu desh shumë”, shton Bedell Smith.

Paraqitja e saj publike, pas kaq shumë kohësh, bëri bujë në mediet botërore, duke qenë se qarkullonin teori të shumta për gjendjen e saj si dhe për vendndodhjen.

Bërja publike e diagnozës, erdhi si shok për të gjithë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49462 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE