Maluma, baba për herë të parë! Zbulohet gjinia e bebushit

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Maluma, baba për herë të parë! Zbulohet gjinia e bebushit

Maluma do të bëhet baba për herë të parë dhe këtë e ka bërë me dije në një videoklip kushtuar historisë së tij të dashurisë me partneren, Susana Gomez. Çifti është në pritje të një vajze.

Kënga, e titulluar “Procura” është një dëshmi dashurie për lidhjen e Maluma-s me Susan dhe nis me një dedikim të bukur që ai i bën në koncert, më pas, tregohen momente të ëmbla dhe romantike të çiftit, si dhe lajmi i shtatzënisë.

Në klip tregohet ekoja, emocionet e prindërve, babyshower, ku zbulohet se bebushi është vajzë.

Maluma dhe Susan janë lidhur prej 3 vitesh. Ata e bënë lidhjen publike në Instagram, në vitin 2021.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50870 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE