Aktorja e njohur Julia Stiles zbulon se është bërë nënë për herë të tretë!

vovalbania April 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja e njohur Julia Stiles zbulon se është bërë nënë për herë të tretë!

Ylli i “10 Things I Hate About You” Julia Stiles ka zbuluar se është bërë nënë për herë të tretë me bashkëshortin e saj, Preston J. Cook. Në një intervistë të re me The New York Times, aktorja 43-vjeçare zbuloi rastësisht për këtë ndërsa promovoi “Wish You Were Here”.

“Unë kam shumë emocione, sepse kam dhe një fëmijë pesë muajsh dhe fillova të udhëheq filmin tim të parë”,-u shpreh ajo. Sa i përket fshehtësisë dhe hezitimit për të njoftuar lindjen apo shtatzëninë ajo thotë se thjesht nuk ka folur për këtë. Stiles nuk zbuloi gjininë apo emrin e foshnjës. Julia dhe Preston kanë një jetë tejet private dhe nuk preferojnë të flasin për të në publik. Stiles u shpreh për revistën “PEOPLE” mbi balancimin e të qenit një nënë dhe karrierës së saj.

Një nga gjërat më të jashtëzakonshme është se, në shumë mënyra, fokusimi i vëmendjes time tek djali im më ka bërë një aktore më të mirë, sepse nuk kthehem në shtëpi çdo natë duke u ndalur në çdo skenë të vogël, në çdo linjë të vogël dhe duke u fiksuar pas punës. Prindërimi ju heq fokusin nga puna, gjë që ju bën më të mirë.

Aktorja nuk e ka diskutuar shtatzëninë e saj në rrjetet sociale, megjithëse nxiti disa spekulime kur promovoi podcastin “Dear Doula” në llogarinë e saj në Instagram në muajin tetor. Julia shkroi disa fjalë që ngacmuan kuriozitetin e ndjekësve:

O Zot i madh kjo është shumë e mrekullueshme. Prindër, ju keni nevojë për këtë. Edhe nëse nuk keni fëmijë, mund të dëshironi vetëm të dëgjoni zërin e Brandi-t.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49289 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE