E kanë zgjedhur emrin e vajzës? Kiara Titon zbulon vendimin që ka marrë me Luizin

vovalbania April 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E kanë zgjedhur emrin e vajzës? Kiara Titon zbulon vendimin që ka marrë me Luizin

Kiara Tito ka folur si rrallë herë në një intervistë për vajzën që pritet të vijë në jetë gjatë këtyre ditëve.

Në “Cherry On Top” me Bora Zemanin, ajo zbuloi vetëm shkronjën e parë të emrit për vajzën e tyre, që do të fillojë me L, ashtu si babai Lulz Ejlli.

Ajo tha se zyrtarisht ka marrë mbiemrin Ejlli, ndërsa përjashtoi mundësinë për të bërë një dasmë tjetër jashtë shtëpisë.

Kiara ndau edhe emocionet e para kur mori vesh që do të bëhej nënë për herë të parë.

“Ka qenë një vit me sfida dhe emocione të ndryshme. Fëmija të përmbush si grua dhe unë mezi po e pres ta kem në krahët e mi. Ka qenë gëzim menjëherë kur e mora vesh. Miks emocionesh. Të dy e donim shumë dhe erdhi në një moment shumë të bukur”, tha Kiara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE