Ballkani i Hapur në Beograd, Rama: Çliruam kontratat!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ballkani i Hapur në Beograd, Rama: Çliruam kontratat!

Me fokus tregtinë pa kufizime të ushqimeve, në Beograd po zhvillon punimet nisma Ballkani i Hapur. Në hapje të samitit, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç u shpreh se duhet firmosur marrëveshja, për të mos bllokuar tregtinë e mallrave ushqimore bazë. “Do të nënshkruajmë dokumente angazhimi për të ardhmen, Marrëveshjen për Mekanizmin e Furnizimit të produkteve themelore mes Ballkanit Perëndimor. Lëvizja me dokumente të identitetit është një tjetër gur kyç, në thelb të kësaj nisme. Ftoj të gjithë të kuptojnë rëndësinë e këtij projekti”, – deklaroi Vuçiç.

Në Beograd, kryeministri Rama komentoi arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet, akord i finalizuar më 27 gusht.

Edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zgjidhje, dha sinjal të qartë që zgjedhja e parë është paqja, zgjidhja për njerëzit.

Rama tha se ftuan edhe Greqinë e Italinë:

Ne ftuam edhe ministrat e Jashtëm të Greqisë e Italisë që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mund të ishin këtu, por do të jenë sërish të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku në samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë vendet e rajonit tonë, si dhe vende si Turqia, Greqia, Italia e Hungaria.

Kur po diskutonim për Ballkanin e Hapur, një koleg ministër i BE-së tha pse nuk jemi të ftuar. I thashë do ta diskutoj me kolegët dhe do të jemi të hapur. Më vjen mirë që po vjen dita që duan të kenë ftesë në Ballkanin e Hapur sa më shumë vende. Për mua konfirmon se Ballkani është për Europën po kaq i rëndësishëm sa është Europa për Ballkanin.

Më tej, shefi i qeverisë e përshkroi iniciativën si një marrëdhënie solide që “çliroi” kontratat e Shqipërisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski theksoi se bashkëpunimi i tre vendeve hap dhe rrugë kyçe. Ai shtoi se mes vendeve nuk do të ketë kufizime në tregtinë e hapur dhe se do ndihmojnë njëri-tjetrin, siç bëjnë fqinjët e mirë.

Pjesë e samitit të Beogradit janë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, si dhe kryediplomatët e Hungarisë e të Turqisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE