Ndodh e papritura mes Egla Cenos dhe Top Channel!

vovalbania April 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mam jam ok”/ Pas videos së bujshme, Egla bën reagimin e parë në rrjetet sociale

Vitin e kaluar, Luiz Ejlli i dha të drejtat e imazhit televizionit “Top Channel”.

E gjitha ndodhi pas famës së madhe që këngëtari mori në Big Brother VIP, duke firmosur një kontratë me Top Channel, madje edhe llogaria e tij në Instagram i kaloi televizionit.

Kjo u vu re edhe në postimet që bëheshin në adresën e Luizit, ku në çdo postim thuhej: “Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Top Channel”.

Diçka e tillë duket se po ndodh edhe me Egla Cenon, banoren aktuale të “Big Brother VIP”.

Duket se imazhi i saj ka kaluar në pronësi të Top Channel, sipas gazetarit Olti Curri.

Ky i fundit ka publikuar disa foto në InstaStory, ku tregon se edhe në postimet e Eglës thuhet se të drejtat i përkasin Top Channel.

Në këtë mënyrë, duket se është konfirmuar edhe vazhdimi i garës nga Egla Ceno, ndërsa një prej çiftit Meriton-Ilnisa do të eliminohet!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49212 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE