Çfarë po ndodh mes çiftit? Sara zbulon ‘vuajtjet’ që po kalon partneri i saj: Ja shkatërrova karrierën

vovalbania April 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh mes çiftit? Sara zbulon ‘vuajtjet’ që po kalon partneri i saj: Ja shkatërrova karrierën

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi u njohën dhe u dashuruan brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Edhe pse pati shumë aludime se ata do të ndaheshin shumë shpejt, ata e vazhduan romancën e tyre edhe pas daljes nga reality show.

Lidhur me çiftin Sara-Bardhi ka patur komente të shumta në rrjet, duke nisur nga ato pozitive që janë në mbështetje të tyre e deri tek ato negativet. Ka shumë persona që mendojnë se Gjordeni po i prish karrierën këngëtarit të njohur, pasi ky i fundit ‘prishi’ marrëdhëniet edhe me menaxherin e tij i cili ishte “kundër” lidhjes së tyre.

Ndërkohë një ditë më parë, Sara përmes një postimi në “Instastory” ka treguar se sa shumë “vuan” partneri i saj, duke ironizuar komentet e njerëzve.

“Shkëputur nga episodet e vuajtjeve të Bardhit ‘të shkretë’ që në mëngjes”– ka shkruar Sara krahas një fotoje duke i gatuar mëngjesin këngëtarit.

“Ja shkatërrova karrierën”- vazhdoi ajo ku tregoi se i kishte bërë dhuratë një libër Bardhit.

Modelja përmes këtyre postimeve ka treguar se dyshja po shijojnë pushimet së bashku në Kuçovë, ndërsa janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

“Bardhi i shkretë…”/ Çfarë po ndodh mes“Bardhi i shkretë…”/ Çfarë po ndodh mes“Bardhi i shkretë…”/ Çfarë po ndodh mes

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50105 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE