Zonja e parë e Francës Brigitte Macron në një rol në serialin hit të Netflix!

vovalbania April 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zonja e parë e Francës Brigitte Macron në një rol në serialin hit të Netflix!

Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, do ta shohim në një rol në serialin hit të Netflix. 70 vjeçarja u pa së fundmi duke xhiruar me yllin Lily Collins gjatë xhirimeve të sezonit të katërt. Vetë Zonja e Parë është shprehur se është një fanse e zjarrtë e këtij seriali dhe madje tregoi se ishte referuar për të marrë pjesë që në sezonin e parë. Xhirimet për sezonin e katërt të serialit kanë filluar në janar.

Sipas Mirror, ky sezon do të ketë më shumë dramë. Lily Collins tha se: “Unë thjesht e di se padyshim që do të ketë më shumë dramë, më shumë të qeshura, më shumë modë dhe më shumë udhëtime”. Netflix ende nuk ka njoftuar një datë se kur do të publikohet sezoni i katërt.

Brigitte Macron do të mbushë 71-vjeçe këtë prill. Theksojmë se bashkëshortja e presidentit të Francës është jashtëzakonisht e kujdesshme për atë që ka në pjatën e saj. Disa nutricionistë mund ta quajnë Brigitte të modës së vjetër. Ajo nuk është adhuruese e dietës popullore alkaline, autofagjisë dhe nuk i pëlqen agjërimi. Ajo thjesht sigurohet që dieta e saj të përfshijë të paktën 10 lloje të ndryshme perimesh dhe frutash të stinës dhe në asnjë rrethanë nuk dëshiron të shohë ushqime të shpejta në tryezë.

Sipas ekspertëve, fokusimi në një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh në dietën tuaj të përditshme është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur shëndetin dhe për të zgjatur rininë. Njerëzit që konsumojnë pesë racione me fruta dhe perime ulin rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Brigitte Macron ka treguar së fundmi arsyen se pse priti 10 vjet për t’u martuar me Emmanuel. Në një intervistë shumë detajuese dhënë për revistën “Paris Match”, Zonja e Parë e Francës, ka zbuluar shumë nga jeta e saj private. Ajo ka rrëfyer edhe dyshimet që kishte për zyrtarizimin e lidhjes së saj me Emmanuelin, 25 vjet më të ri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49231 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE