Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës! Ja sa shkojnë temperaturat

vovalbania April 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës! Ja sa shkojnë temperaturat

Territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7 °C vlera më e ulët në Pukës deri në 30°C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50298 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE