63-vjeçarja që ka ndjekur 20 eklipse shpreson të jetojë për të parë edhe 30 të tjerë!

vovalbania April 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
63-vjeçarja që ka ndjekur 20 eklipse shpreson të jetojë për të parë edhe 30 të tjerë!

Ditën e djeshme ndodhi eklipsi total i diellit dhe për Leticia Ferrer-in është hera e 21-të që e ndjek. 63-vjeçarja nga Teksasi verior ka ndjekur gjithsej 20 eklipse totale diellore. Në vitin 1991, Ferrer udhëtoi në Meksikë për të parë eklipsin e saj të parë. Që atëherë, ajo ka udhëtuar në të shtatë kontinentet dhe gjashtë oqeanet duke mos humbur asnjë.

“Unë jam e varur nga ajo ndjenjë e të qenit një me universin. Jeta ime matet me eklipse”,-tha ajo. Për të rritur ndërgjegjësimin për ngjarjen e ardhshme qiellore, Ferrer ka udhëtuar në të gjithë Teksasin duke folur me shkollat, organizatat e komunitetit dhe këdo që do të dëgjojë. “Pra, motoja është: Asnjë fëmijë nuk do të qëndroj brenda. Ky është qëllimi im, të bëj më shumë njerëz të interesuar për të, në mënyrë që ata të mos e humbin këtë mundësi të mrekullueshme”,-tha 63-vjeçarja.

Ferrer ka ndjekur këtë ëndërr pavarësisht rrethanave të jetës. Në 2017, ajo shtyu analizat e tumorit për të ndjekur këtë fenomen natyror, ndërsa në 2010, nuk e ndaloi as vdekja e bashkëshortit të saj të parë, për të ndjekur eklipsin e radhës. “Ai vdiq dhe unë thjesht thashë, ‘E dini çfarë? Pashë ëndrrat e tij të vdisnin me të dhe nuk do të lejoj që ëndrrat e mia të vdesin. Pra, unë shkova vetë në 2010.” Ferrer tha se shpreson të arrijë moshën 103-vjeçare për të parë eklipsin e saj të plotë të 50-të diellor.

Rikujtojmë, se gati një e treta e amerikanëve nuk e dinë se shikimi i një eklipsi diellor pa mbrojtjen e duhur të syve mund të shkaktojë dëme të përhershme, sipas një sondazhi të ri. Sondazhi i 1006 njerëzve, i kryer nga Qendra Mjekësore Wexner e Universitetit Shtetëror të Ohajos, pyeti amerikanët për njohuritë e tyre për rreziqet shëndetësore që mund të dalin nga fenomeni qiellor.

“Eklipsi i plotë diellor është një ngjarje shumë e pritur dhe ndërsa ka shumë emocione, historikisht ka pasur gjithashtu keqkuptime rreth rreziqeve të mundshme shëndetësore,”-tha Dr. Nicole McAllister, një mjeke në Ohio State. “Ne donim të krijonim ndërgjegjësim në mënyrë që të inkurajojmë njerëzit të marrin masat e duhura për të mbrojtur veten,”-tha McAllister.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE