Tjetër rekord, Barbie është filmi më fitimprurës për kompaninë Warner Bros!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tjetër rekord, Barbie është filmi më fitimprurës për kompaninë Warner Bros!

Këtë verë duket se do të flitet gjatë për Barbie-n, filmin mit që po thyen çdo rekord, përveçse është imponuar në tendencën pink mania. Pavarësisht ndonjë telashi me ndalime në vende të caktuara, Barbie ecën krenar në rrugën e suksesit financiar dhe po jep shpresa për ringjalljen e kinemave, sallat e të cilave nuk mbusheshin plot prej kohësh. Efekti Barbie i bëri të ripopullohen si në periudhat e lavdishme.

Krijimi i regjisores Greta Gerwig, Barbie, duket se e ka tejkaluar filmin The Dark Knight, të shpërndarë nga Warner Bros, si realizimi më fitimprurës i çdo kohe për kompaninë me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky lajm vjen pasi Barbie me aktoren australiane Margot Robbie në rolin kryesor, ka arkëtuar më shumë se 537 milion dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe këtë e ka bërë më pak se një muaj pasi ka nisur shfaqjen në kinema, më 21 korrik.

Kujtojmë se filmi The Dark Knight, fitues i Çmimit Oscar, i prezantuar në korrik të vitit 2008, pati fituar 536 milion dollarë nga kinematë në SHBA.

Por, ky nuk është rekordi i vetëm që është thyer nga Barbie, që nuk ka dyshime se ka tejkaluar dhe suksesin e Captain Marvel të vitit 2019. Barbie, në të cilin luan dhe aktori Ryan Gosling, ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë nga shitjet e biletave në mbarë botën, duke i thyer të gjitha rekordet e filmave që mbajnë firmën e grave regjisore.

Ndonëse disa konservatorë, përfshirë senatorin amerikan Ted Cruz dhe komentatorin Ben Shapiro, e kanë kritikuar ashpër duke e quajtur si mesazh me elemente diskriminuese, kjo nuk ka patur ndikim, duke mos i frenuar suksesin që pritet të vazhdojë gjatë.

Aktorja Margot Robbie, e cila është dhe producente e filmit, pritet të fitojë rreth 50 milion dollarë nga filmi, falë shitjeve të biletave e përfitimeve shtesë nga kompania që e shpërndan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE