Fiton 150 mijë euro në ditë, ju njohim me miliarderen 19-vjeçare Livia Voigt!

vovalbania April 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fiton 150 mijë euro në ditë, ju njohim me miliarderen 19-vjeçare Livia Voigt!

Pak ditë më parë është publikuar lista e Forbes e njerëzve më të pasur në botë për vitin 2024. Miliarderi mesatar është 66 vjeç dhe më i moshuari është 102 vjeç. Mesataren e hedh një vajzë, Livia Voigt, e cila është vetëm 19 vjeçe dhe figuron në këtë listë. Studentja është miliarderja më e re në botë, pasi ajo fiton mesatarisht 150,000 euro në ditë që kur ka lindur.

Vetëm 19 vjeçe dhe ende në kolegj, ajo ka një pasuri me vlerë rreth 1.1 miliardë dollarë falë aksioneve të saj të pakicës në prodhuesin e pajisjeve elektrike WEG, të cilin gjyshi i saj e bashkëthemeloi. Ajo dhe motra e saj më e madhe, Dora Voigt de Assis, 26 vjeçe, janë dy nga shtatë fytyrat e reja mes 25 miliarderëve më të rinj dhe dy nga 18 trashëgimtarët në këtë total.

Rikujtojmë, se Forbes ka publikuar së fundmi listën e aktorëve më të paguar për vitin 2023. Aktori më i paguar në Hollywood për vitin 2023 u shpall Adam Sandler, i cili ka fituar një shumë marramendëse prej 73 milionë dollarësh. Margot Robbie zë vendin e dytë në listë si aktorja më e re dhe si një nga dy aktoret e vetme në listë. Tjetra grua në listë është Jennifer Aniston, të cilës i detyrohet shumë famës nga “Friends”, edhe pse transmetimi i saj përfundoi 20 vjet më parë.

Ndërkaq, këngëtarja amerikane Taylor Swift i është bashkuar Elon Musk-ut në listën e personave më të pasur në botë. Ylli amerikan ka hyrë në Listën e Miliarderëve, të përpiluar prej revistës Forbes, për herë të parë, pas regjistrimit të një pasurie prej 1.1 miliard dollarësh. Në listë këtë vit ka hyrë edhe Sam Altman, krijuesi i aplikacionit ChatGPT të kompanisë AI, me një pasuri prej 1 miliard dollarësh.

Mirëpo Bernard Arnault dhe familja e tij, që qëndrojnë mbrapa kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e kryesojnë listën e revistës Forbes me një pasuri prej 233 miliardë dollarëve. ‘Forbes’ ka thënë se në vitin 2024 është regjistruar një rekord i miliarderëve, plot 2.781. Forbes ka thënë se elita botërore është më pasur se kurrë dhe e ka një pasuri kolektive prej 14.2 trilionë dollarëve.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49466 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE