Leku ende i fortë! Eksperti: Valuta e dalë nga Shqipëria duhet të kishte dobësuar monedhën vendase!

vovalbania January 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Leku ende i fortë! Eksperti: Valuta e dalë nga Shqipëria duhet të kishte dobësuar monedhën vendase!

Hendeku mes mallrave që importuam gjatë këtij viti dhe atyre të eksportuara rezultoi në 4 miliardë euro sipas INSTAT.

Ekspertët mendojnë se kjo shumë e lartë eurosh që kanë dalë jashtë vendit, marrë në analizën e plotë të indikatorëve që ndikojnë në ofertën monetare, duhet të mjaftonte që leku të dobësohej, pasi më shumë valutë ka dalë jashtë.

“Rezulton një situatë e tillë që që në trajektoren e vet, na shpreh që oferta e madhe e euros dhe monedhave të tjera të forta, natyrshëm që nuk justifikohet në atë dobësim të euros apo në atë mbivlerësim të lekut, në ato përmasa që nuk u shoqërua edhe gjatë vitit 2022”, tha eksperti Eduart Gjokutaj.

Duke përfshirë edhe shifrat e borxhit të marrë në valutë të huaj, por edhe zërin e investimeve publike apo parave që qeveria hedh në ekonomi, rezulton se nuk ka ndonjë ndryshim të theksuar mes sasisë së valutës që ngeli në vend vitin e kaluar në krahasim me 2022-in.

“Ekonomia jonë po tregon dukshëm që është e varur nga importi, në vend të që ishte e varur nga eksporti, i cili tregon dhe atë rritje ekonomike të qëndrueshme, do të jepte tjetër zhvillim, për sa i përket edhe tregjeve”, thekson Gjokutaj.

Euro u zhvlerësua me gati 15% vitin e kaluar duke bërë që shumë biznese eksportuese që punojnë me vendet e Europës të goditen, por të prekur janë edhe familjet që përfitojnë remitanca, si edhe pagamarrësit në euro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49173 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE