Pezullohen 4 zyrtarë të Bashkisë Korçë për favorizime të paligjshme (Emrat)!

vovalbania April 10, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Pezullohen 4 zyrtarë të Bashkisë Korçë për favorizime të paligjshme (Emrat)!

4 zyrtarë të Bashkisë Korçë u pezulluan nga detyra, pas dyshimeve se favorizuan në mënyrë të paligjshme subjekte dhe individë. Sipas njoftimit zyrtar, me kërkesë të prokurorisë iu caktua masa “Detyrim për paraqitje” dhe u pezulluan se llogaritën në mënyrë të paligjshme taksën për ndërtimet dhe komplekset e luksit.

Të pezulluarit janë Zhaneta Lubonja, Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

Ermal Gjermeni, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë e Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Olvas Petro, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë specialist i Buxhetit, si dhe në cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit të infrastrukturës, Bashkia Korçë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

Soniel Prifti, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Prokuroria e Korçës caktoi “Detyrim paraqitje” dhe pezulloi nga detyra 4 zyrtarë të bashkisë së Korçës, të cilët llogaritën në mënyrë të paligjshme taksën për ndërtimet dhe komplekset e luksit.

Katër punonjës të Bashkisë Korçë, Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit që merren me shqyrtimin e kërkesave për leje pranë kësaj bashkie, u pezulluan nga detyra dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Personat nën hetim, dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe komplekset e luksit në lagjet 1, 2, 3 11, 12 të qytetit të Korçës.

Llogaritja është bërë në masë më të ulët se sa duhej të paguhej në bazë të ligjit apo dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak për periudhën 2020-2023, duke shpërdoruar detyrën dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshëm të shtetit.

Për rrjedhojë, në datën 9 prill 2024, nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Shtetasit nën hetim për shpërdorim detyre janë: Zh. L., me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në bashki; E. G., me detyrë Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit; O. P., me detyrë specialist i buxhetit, si dhe në cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit të infrastrukturës.

Po ashtu për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” po hetohet shtetasi S. P., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Korçë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE