Roli i tij në “Në kuadër të dashurisë” bëri bujë, Salsano Rrapi na zbulon më shumë për prapaskenat!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roli i tij në “Në kuadër të dashurisë” bëri bujë, Salsano Rrapi na zbulon më shumë për prapaskenat!

Një nga aktorët e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, Salsano Rrapi, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, për të folur rreth emocioneve dhe eksperiencës së tij në prodhimin e parë filmit të Top Channel Films. Ai është një ndër aktorët më të përfolur për një skenë pikante në film, e pazakontë, por që të bën të qeshësh pafund.

Lidhur me filmi, aktori i njohur u shpreh se ‘e ka shijuar’ dhe ‘është kënaqur’.

Qesha sepse nuk e kisha parë filmin, e dija skenarin, por kisha realizuar pjesët e mia dhe të gjithë ata që ishin pjesë të filmit nuk e kishin parë në fakt.

Ndërkohë që Ndriçim Xhepa as nuk e di që personazhi i tij ka një jetë pas vdekjes, personazhi i tij rilind pas vdekjes…

Nëse ka ndonjë gjë edhe shqetësuese gjatë xhirimeve, por edhe vlerësuese, ka qenë sepse Ndriçmit iu desh të rinte dy ditë në arkivol, për të xhiruar atë skenë të filmit, sepse mund ta kishim bërë edhe me një manekin, por ai e pranoi si profesionist i mirë që është, që në kohën që luhej për çdo gjë tjetër, ai duhej të ishte në arkivol.

Ndërsa i pyetur në lidhje me protagonistin kryesor të filmit, Luiz Ejlli, Salsano tha:

Shumë mirë. Domethënë, ai është i talentuar. Luizi ka aktruar shumë mirë në “Big Brother” dhe ky është talent. Domethënë di të sillesh, edhe pse nuk do të sillesh ashtu, sillesh ashtu. Edhe aktrimi kjo është, të bësh jetën e dikujt tjetër. Domethënë të sillesh sikur nuk je ai dhe ai e bëri. Ky është një fillim shumë i mirë për Luizin.

Dje kishte shkruar dikush, një mesazh që ma çuan mua dhe kishte thënë ’20 minuta një skenë horror ku priteshin organet’. Thashë kjo ndodhi për 10 sekonda. Në film mund të bësh disa dubla, ka raste që i kalon 10. Deri te dubla e 3 mund të kenë majën e shkëlqimit. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE