Janë parë vetëm një herë në një seancë gjyqësore, i dënuari me 21 vite burg do t’i japë fund beqarisë!

vovalbania April 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Janë parë vetëm një herë në një seancë gjyqësore, i dënuari me 21 vite burg do t’i japë fund beqarisë!

Një italian, i dënuar me 21 vite burg për vrasjen e një të riu, do t’i japë fund beqarisë në burgun Civitavecchia. Sipas mediave italiane, data e dasmës është caktuar me 16 Prill. Nusja është një 28 vjeçare, e cila ra në dashuri me Mario Pincarellin duke e parë në lajme dhe duke ndjekur çështjen gjyqësore.

Ata janë parë vetëm një herë në një seancë gjyqësore. Gjykata bëri të prerë dënimin me 21 vjet të Pincarelli-t dhe 23-vjeçarin e Belleggia-s dhe urdhëroi një apel të dytë për vëllezërit Bianchi, duke kërkuar shqyrtimin e rrethanave të përgjithshme lehtësuese që kishin çuar në uljen e dënimit në gjyqin e parë të apelit.

Prej muajsh vajza ka ndjekur çdo seancë të dy gjyqeve që kishte zhvilluar Pincarelli. Sallat e gjyqit ishin të vetmet vende për të shkëmbyer shikime dhe fjalë të shpejta. Por nga e marta, duke qenë se do të jenë burrë e grua do të mund të telefonojnë edhe njëri-tjetrin. Çështja ligjore për të riun përfundoi me një dënim të rëndë, por mbulimi masiv mediatik pati implikimin romantik të papritur. Nëse 28-vjeçarja ra në dashuri me të nga TV, Pincarelli u dashurua me të nga letrat që merrte.

“Besoj tek ai dhe pafajësia e tij”,-tha dje e reja në korridoret e Gjykatës. Vajza shpresonte deri në fund për uljen e dënimit për bashkëshortin e saj të ardhshëm. Rreth dhjetë të ftuar u lejuan të merrnin pjesë në seancë, duke përfshirë të afërm dhe dëshmitarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49304 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE