“Babalja”, Apeli shtyn seancën/Salianji: Denoncimi 100% i vërtetë!

vovalbania April 12, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Babalja”, Apeli shtyn seancën/Salianji: Denoncimi 100% i vërtetë!

Në Apel u shty sërish seanca gjyqësore ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji në lidhje me çështjen “Babale”, për të cilën ai u shpall fajtor për “Kallëzim të rremë”.  Seanca e radhës u caktua për në datën 24. 04.2024, ora 10:00. Ndërkaq, teksa foli për gazetarët, Salianji tha se ka prova shkencore se i gjithë denoncimi për vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është plotësisht i vërtetë. Ai tha se detajet do të jepen më 24 prill.

Ky është një gjyq politik për një denoncim të bërë nga ana ime për vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, i cili fill pas denoncimit të bërë nga unë si deputet i PD-së, në selinë e PD-së, në po të njëjtën ditë ka shkuar dhe i është dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane për të kryer dënimin me 7 vite burg, pavarësisht se kishte më shumë se 6 vite që jetonte i lirë në Shqipëri, pavarësisht vendimit të formës së prerë që kishte dhënë gjykata për shkak të mbrojtjes politike që i jepte ish-ministri i Brendshëm.

Eshtë një çështje që ka ardhur në Apel, ashtu si dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë, si kallëzim i trafikantit të drogës Geron apo Agron Xhafaj. Eshtë një denoncim, i cili pavarësisht se prokuroria bashkë me atë që ka bërë kallëzimin kanë detyrën që të vërtetojnë fajësinë, por unë po iu them që ne kemi prova shkencore.

Duke kthyer mbrapsht parimin e gjithëpranuar në botë dhe jo vetëm në Shqipëri të barrës së provës që duhet ta ketë prokuroria, unë do të nxjerr prova shkencore se si është 100% i  vërtetë i gjithë denoncimi i kryer nga unë, në emër të PD-së dhe se si institucionet e shtetit shqiptar kanë shmangur hetimin për trafikun e drogës ndaj vetë ministrit e Geron Xhafës dhe si kanë shmangur komplet hetimin pasuror të tij në bazë të ligjit antimafia, që të vazhdojë edhe karrierën politike, por edhe bizneset për akuzat që ka për kate pa leje apo për shumëkatëshe në mes të Tiranës.

Në dhjetor 2019, Gjykata Penale vendosi 1 vit burg për Salianjin, me akuzën e kallëzimit të rremë, kryer në bashkëpunim, por ai nuk u arrestua për të bërë burg, pasi u hetua në gjendje të lirë. Pas ankimimit që Salianji paralajmëroi ndaj vendimit, pritet të shihet se çfarë do të vendosë Gjykata e Apelit, për të marrë formë të prerë. Ndërkohë, Albert Veliu i njohur si Babalja u dënua me 3 vite e 8 muaj burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi, me 6 muaj, dënim i zëvendësuar me 100 orë pune.

Ata u shpallën fajtorë për “Kallëzim të rremë” lidhur me inskenimin e audio-përgjimit, me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49135 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE