Bora Zemani shtatëzënë? Përgjigja e saj i shokoi të gjithë(VIDEO)

vovalbania April 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani shtatëzënë? Përgjigja e saj i shokoi të gjithë(VIDEO)

Moderatorja e njohur e emisionit “Cherry on Top”, Bora Zemani, ka dhënë një përgjigje të qartë lidhur me spekulimet e shtatzënisë që kanë qarkulluar së fundmi.

Në hyrje të emisionit të ri në Top Channel, Bora ka marrë kohën për të lexuar dhe komentuar ndërhyrjet e ndjekësve të saj, duke u përgjigjur direkt ndaj atyre që e kanë pyetur nëse është në pritje të një fëmije.

Komenti ishte: “Një qershi e kuqe, mos s’mbaj duart te barku se na fiksove tani”.

Foto: Top Channel/YouTube

Kjo shprehje referon te emri i emisionit të saj dhe te gjesti i së prekurit barkun, i cili shpesh interpretohet si një shenjë e shtatzënisë.

Bora u përgjigj: “Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë’.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Ajo shtoi më tej që nuk është shtatzënë dhe bëri të ditur se nëse dhe kur të ndodhë kjo, ajo nuk do ta mbajë lajmin vetëm për vete.

“Nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë do e tregoj sepse një lumturi kaq e madhe nuk mbahet vetëm për vete,” theksoi Bora, duke i dhënë fund spekulimeve për momentin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE