Gazetarja shqiptare thotë se ka fjetur në shtrat me shokun e ngushtë, ndërsa burri me Bleona Qerretin

vovalbania April 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gazetarja shqiptare thotë se ka fjetur në shtrat me shokun e ngushtë, ndërsa burri me Bleona Qerretin

Gazetarja Pejana Elezi, e ftuar në emision televiziv, Shije Shtëpie, theksoi disa herë rëndësinë që shoqëria e ngushtë ka për të.

Ajo u shpreh se partneri, Kledi Bahiti, e ka mirëkuptuar dhe nuk e ka penguar në asnjë moment që të vazhdojë të ketë raporte të ngushta shoqërore.

Gazetarja ndan edhe një episod për të demonstruar afrimitetin që ajo ka me miqtë e saj ku tregon se ka fjetur në të njëjtin shtrat me shokun e ngushtë.

Pejana Elezi: Unë me shokun tim të ngushtë kur iknim për pushime flinim gjithmonë të dy se merrnim një shtëpi, ishim 4-5 veta dhe ishim gjithmonë unë dhe ai, flinim të dy në një dhomë me njëri-tjetrin saqë shumica e njerëzve nuk e konceptonin dot këtë gjë, edhe partnerët, e dashura që kishte ai në atë kohë etj.

Agida Koçi: Nuk bëhej xheloze ajo?

Pejana Elezi: Nuk ka pse të bëhet sepse ishim si motër e vëlla dhe vazhdojmë jemi si motër e vëlla, domethënë njerëz që njohim familjet e njëri-tjetrit, dimë çdo problem, çdo hall, kemi qenë aty për njëri-tjetrin.

Pejana shton se Kledi është në dijeni të të gjitha historive pasi ajo nuk ka pse t’i fshehë asgjë. Njësoj si ajo, edhe ai e ka prezantuar me mikeshat e tij. Së fundmi, ai nuk ndodhet në Shqipëri dhe ka qëndruar me Bleona Qeretin për 2 javë, por gazetarja s’është ndier xheloze në asnjë moment.

Agida Koçi: Po tani që Kledi është jashtë vendit?

Pejana Elezi: Kledi është jashtë vendit. Kledi ka ndenjur për 2 javë në shtëpi te prindërit e Bleona Qeretit për shembull. Ishte gjithë kohës, kishte dalë me Bleonën, po hante darkë me Bleonën, hanin drekë të dy, ishin gjithë kohës me njëri-tjetrin. Mund të ketë gra që mund të bëhen xheloze për këtë pjesën, unë s’e kam”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50486 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE