“Është diagnostikuar me tumor. Pak kohë më parë futa në dhe …”, Roza Lati tregon arsyen pse shkurtoi flokët

vovalbania September 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Është diagnostikuar me tumor. Pak kohë më parë futa në dhe …”, Roza Lati tregon arsyen pse shkurtoi flokët

Moderatorja e njohur, Roza Lati, pak ditë më parë zbuloi se kishte shkurtuar flokët. Madje ajo i pyeti 815 mijë ndjekësit e saj në “Instagram” se si u dukej me modelin e ri.

“Si ju dukem me modelin e ri të flokëve? Pres opinione ‘arsyeja e këtij ndryshimi”… dhe…”, shkruante Roza në postimin e saj.

Por një ditë më parë, ajo ka vendosur që të zbulojë vetë arsyen se pse hoqi dorë nga flokët e gjatë. Roza ka shpjeguar se ky veprim i saj erdhi pasi qeni i saj Sasha është diagnostikuar me tumor.

“Arsyeja pse preva flokët: Sasha është diagnostikuar me tumor. Tumor në kockë të legenit. Sasha ime është 8 vjeç. Nuk është plakë akoma… Bashkëjetesa ime, familja ime që kur jetoj vetëm prej 8 viteve, janë këta të dy… S’është bërë viti që futa në dhe… Pëtin e vogël… 21 dhjetor 2022”, ka shkruar Roza Lati në postimin e saj në “Instagram”, shoqëruar me foto të ndryshme të kafshëve të saj shtëpiake.

Moderatorja është shumë e lidhur me qentë e saj dhe sigurisht kjo situatë nuk është aspak e lehtë për të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58473 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE