Parashikimi i motit, e premte, 12 prill 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata jugore.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell, si dhe nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare të larta transparente në orët e mesditës. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 8 -10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
14/28
Diell
Kukës
11/24
Diell
Lezhë
12/29
Diell
Dibër
9/24
Diell
Durrës
15/27
Diell
Tiranë
15/29
Diell
Elbasan
15/28
Diell
Berat
10/26
Diell
Vlorë
12/26
Diell
Korçë
10/24
Diell
Gjirokastër
9/26
Diell
Sarandë
14/24
Diell