Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

vovalbania April 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet lokalisht dhe në periudha afatshkurtra pritet të jenë me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje pati reshje të dobta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49063 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE