Pas 29 vjetësh, Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE, Hasani: Reformat transformuese në drejtësi, po japin rezultat!

vovalbania April 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas 29 vjetësh, Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE, Hasani: Reformat transformuese në drejtësi, po japin rezultat!

Pas 29 vjetësh Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës për çështjet e të drejtave të njeriut.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije lajmin duke falenderuar Asamblenë Parlamentare të KiE për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri. Ministri thekson se po shihen rezultatet e shumëpritura të angazhimit të Shqipërisë ndaj standarteve të KiE.

Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura.– shkruan Hasani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE