Reagoi për vrasjen në Pejë, Dafina Zeqirit i ndodh e papritura, shokohet nga mesazhi që mori

vovalbania April 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagoi për vrasjen në Pejë, Dafina Zeqirit i ndodh e papritura, shokohet nga mesazhi që mori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Pejë, ku burri ka ekzekutuar me armë zjarri gruan e tij Gjyleta Ukella-Lajqin.

Ky lajm i ka tronditur të gjithë ku shumë reagime kanë ardhur duke e shpallur ditën e sotme si ‘Ditë Zie për Gratë e Vrara’.

Një prej tyre ishte dhe këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram shpreh keqardhjen për këto viktima.

Menjëherë pas këtij postimi, Dafina është përballur me një koment të cilën e ka shokuar!

‘Edhe ti e ke rradhën tani!’- shprehet dikush dhe siç duket kjo gjë e ka revoltuar këngëtaren teksa në postimin pasardhës shkruan: ‘Përderisa shteti nuk i merr seriozisht viktimat, përfundimi do të jetë i njejtë. Organet kompetente duhet të bëjnë një zgjidhje për këto çka po ndodh në vitet e fundit!’

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50095 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE