Një këshille e vyer për beqarët nga Dua Lipa!

vovalbania April 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një këshille e vyer për beqarët nga Dua Lipa!

Nuk ndalen sukseset për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Dua është në kopertinën e Time, ku u shpall një ndër 100 njerëzit me më shumë ndikim në botë. Në këtë intervistë, ajo ka folur për gjithçka, nga manifestimi i ëndrrave të saj, deri te krenaria për rrënjët e saj, Kosovën. Këngëtarja ka treguar se që në fëmijëri, ka shkruar gjërat që ka ëndërruar për veten.

Që kur kam qenë fëmijë, kam shënuar gjërat që kam ëndërruar për vetën time. Gjithnjë kam planifikuar më përpara. Edhe pse lindin surpriza rrugës, unë gjithmonë kam një objektiv afatgjatë.

Së fundmi ylli i muzikës pop ka dhënë një këshillë për ju beqarët. Këngëtarja doli në kopertinën e “Elle USA” për të promovuar këngën dhe albumin, të rejat në karrierën e saj e ndër të tjera, foli për beqarinë dhe disa këshilla për ata që janë në atë fazë të jetës.

Kur e di vlerën tënde, ti di edhe çfarë do ose nuk do. Mendoj se beqaria është një periudhë e bukur dhe e shëndetshme që duhet përqafuar. Në heshtje, ose thjesht duke njohur dikë ti mëson kush je dhe njeh veten. Kur unë isha beqare, nuk kërkoja me ngulm të dilja nga ai raport me veten. Madje po bëja kërkime.

Pak ditë më parë Lipa publikoi projektin e saj më të fundit të titulluar “Illusion”. Kënga vjen në kuadër të albumit të saj të cilin pritet ta publikojë më 3 maj “Radical Optimism”, pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Future Nostalgia”.

Deri më tani Dua ka publikuar vetëm këngët Houdini, Training Season dhe tashmë Illusion të albumit të saj më të ri. Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si unikisht dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës; zhanri pop, me tekste të guximshme.

Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë. 28-vjeçarja është padyshim një fenomen i muzikës “pop” në botë dhe albumi i saj më i ri po pritet me shumë kureshtje.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE