Trazirat në protestën opozitare pranë Bashkisë Tiranë, 3 të arrestuar e 10 në kërkim!

vovalbania April 20, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Trazirat në protestën opozitare pranë Bashkisë Tiranë, 3 të arrestuar e 10 në kërkim!

Policia e Tiranës informon se arrestoi tre persona për dhunën dhe hedhjen e shisheve me molotov dje në protestën para bashkisë. Një ditë më parë, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë protestuan për herë të tretë, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj, pas arrestimit të disa drejtorëve e të ish-drejtorëve të institucionit që drejton.

Në pranga ranë Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj e Franci Kaloshi. Katër shtetas janë në hetim në gjendje të lirë dhe 10 në kërkim.  Dhjetëra koktejl molotovë u hodhën në drejtim të godinës së Bashkisë Tiranë e pati përplasje me policinë. Militantë të opozitës u drejtuan nga Flamur Noka i Rithemelimit dhe Tedi Blushi i Partisë së Lirisë.

Njoftimi i Policisë Tiranë për arrestimet:

Në lidhje me protestën e organizuar ditën e djeshme, më datë 19.04.2024, në orën 11.00, përpara Bashkisë Tiranë, thirrur nga Aleanca për Teatrin, e cila filloi në orën 11.00 me fjalime dhe përgjithësisht e qetë, në momentin që ka marrë fjalën shtetasi B. K., në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë Tiranë, janë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike artizanale (molotov).

Pas kësaj një grup protestuesish, në drejtimin e shtetasve F. N., K. B., T. B., dhe të personave të tjerë, kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë, në portën tjetër të Bashkisë, nga krahu i sheshit “Skënderbej”, dhe gjatë këtij momenti ka patur konfrontim midis protestuesve dhe punonjësve të Policisë.

Pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë, të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

Për përdorim të lëndëve piroteknike (molotov) janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. V., 18 vjeç, dhe B. M.,18 vjeç.

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve, të cilët kanë hedhur dhe kanë përdorur lëndë piroteknike (molotov).

Për ushtrim dhune ndaj punonjësve të Policisë është arrestuar shtetasi F. K., banues në Lushnjë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë shtetasit K. B., T. B., E. V., D. B. Po punohet për kapjen e shtetasve A. T., R. D., A. M., J. H., B. Z., B. Gj., E. P., dhe A. P.

Gjithashtu janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e pamjeve për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE