Moti i keq në vend, përmbytje në Vlorë/Veriu nën “pushtetin” e borës!

vovalbania April 21, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq në vend, përmbytje në Vlorë/Veriu nën “pushtetin” e borës!

Pas ditëve me diell e temperaturave ideale për plazh të fundjavës së kaluar, tashmë territori i vendit është mbërthyer nga moti i keq, me shira, dëborë e rënie të ndjeshme të temperaturave. Në veri, sot reshjet e dëborës kanë nisur dhe në qarkun e Shkodrës, por situata nuk raportohet problematike.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci njofton se borëpastrueset dhe punëtorë të bashkisë janë në terren duke pastruar vazhdimisht aksin Bogë – Theth, në Qafë Thorë. Ndërkaq, Drejtoria e Autoritetit Rrugor, Rajoni Verior Shkodër, informon se rruga për në Theth është e hapur.

Punëtorët me mjete e borëpastruese kanë punuar gjithë natën dhe vazhdojnë punën.

Bulqiza nën flokët e dëborës:

Dëbora në Pukë:

Reshjet e shumta të shiut në Vlorë kanë sjellë problematika. Disa zona të qytetit si “Skela” dhe “28 Nëntori” kanë prezencë të lartë uji në rrugë, duke bërë që qarkullimi i automjeteve të kryhet më shumë vështirësi. Ndërkohë, te Kisha Ortodokse e në lagjen “Rilindja” ka bllokime pasi në shumë pjesë, uji i kalon 30 cm. Bashkia e Vlorës po punon për hapjen e rrugëve dhe rikthimin në normalitet të qarkullimit.

Në Durrës, reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë sjellë ndalimin e lundrimit për anijet e tonazhit të ulët dhe peshkarexhave. Forca e detit është 4-5 ballë, ndërsa era fryn nga juglindja me shpejtësi 15 -20 km në orë. Tragetet mbërritën në kohë në port, si dhe qarkullimi në rrugët e qytetit është i kalueshëm lehtësisht.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, si dhe me intervale kthjellimesh deri në orët e mesditës. Më pas, moti vijon me alternime vranësirash që do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar përgjatë vijës bregdetare e lokalisht në qendër.

Nga orët e pasdites, reshjet humbasin territor dhe intensitet duke u izoluar në relievet malore. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin. Në relievet malore, në lartësitë mbi 800-1000 m ka reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar ndërsa në Alpe, me intensitet mesatar e hera-herës në formë stuhie.

Mjegull/mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
3/15
Re shi diell

Kukës
0/13
Re shi diell

Lezhë
4/15
Re shi diell

Dibër
-1/14
Re shi diell

Durrës
6/18
Re shi diell

Tiranë
6/17
Re shi diell

Elbasan
6/18
Re shi diell

Berat
4/19
Re shi diell

Vlorë
5/17
Re shi diell

Korçë
2/12
Re shi diell

Gjirokastër
5/17
Re shi diell

Sarandë
7/18
Re shi diell

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE