Netanyahu kundër sanksioneve amerikane ndaj ushtrisë izraelite!

vovalbania April 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Netanyahu kundër sanksioneve amerikane ndaj ushtrisë izraelite!

Kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua të kundërshtojë çdo sanksion kundër ushtrisë së Izraelit, pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta ndërpresin ndihmën për njërin prej njësiteve të saj.

Do të luftoj kundër tyre me gjithë forcën time.

Zyrtarët amerikanë nuk e bënë të ditur emrin e njësitit që pritet të sanksionohet, por liderët izraelitë dhe mediat vendase thanë se bëhet fjalë për Netzah Yehuda, batalion e këmbësorisë i themeluar rreth 25 vjet më parë për të futur në ushtri burrat ultra-ortodoks.

Shumë burra fetarë janë të liruar nga shërbimi i detyruar ushtarak në Izrael. Liderët izraelitë e kanë cilësuar të “padrejtë” vendimin për sanksionet, sidomos tani në kohë lufte, si dhe janë zotuar se do ta kundërshtojnë.

Nëse dikush mendon se mund të vendosë sanksione kundër një njësiti të IDF-së, unë do ta luftoj me të gjithë forcën time.

Netzah Yehuda apo në shqip Përgjithmonë Judea, vazhdimisht qëndron i vendosur në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe disa pjesëtarët të tij kanë lidhje me abuzimet kundrejt palestinezëve. Ky njësit është pjesë e vogël përbërëse e pranisë ushtarake të Izraelit në këtë territor.

Njësiti u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2022 kur një i moshuar amerikano-palestinez u gjet i vdekur pak pasi ishte arrestuar në një pikë kontrolli në Bregun Perëndimor. Amerika i kishte bërë thirrje Izraelit për një hetim gjithëpërfshirës e të merrte përgjegjësi të plotë për rastin.

Ushtria izraelite pati shprehur keqardhje për vdekjen e tij dhe njoftoi se komandanti i Netzah Yehudës do të qortohej, por vendosi të mos hapte procedura penale lidhur me rastin. Uashingtoni, aleati kryesor i Izraelit, nuk i ka ndalur ndihmat për asnjë njësit të IDF-së më parë.

Të premten e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ka vendosur t’i shqyrtojë akuzat se disa njësite të ushtrisë izraelite kanë shkelur kushtet për pranimin e ndihmës amerikane. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të tërhiqen nga qëllimi për ta sanksionuar Netzah Yehudan, duke thënë se bota po i vëzhgon marrëdhëniet SHBA-Izrael, më shumë se kurrë më parë.

Çdo përpjekje për ta kritikuar të gjithë njësitin, hedh dyshime të mëdha mbi veprimet e IDF-së. Kjo nuk është rruga e duhur për partnerët dhe miqtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49457 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE