“Kopjace, po perpiqesh te…”, pas krisjes se miqesise, Drilona Boci thumbon Xhensila Myrtezajn?!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kopjace, po perpiqesh te…”, pas krisjes se miqesise, Drilona Boci thumbon Xhensila Myrtezajn?!

Përpara disa vitesh mund të keni parë shpesh, postime të Xhensilës dhe Drilonës së bashku në Instagram, madje edhe të partnerëve të tyre përkatës.

Megjithatë, gjatë vitit 2018 e deri më sot, dy çiftet nuk u panë më bashkë, të paktën në rrjetet sociale dhe më pas, nuk ndiqeshin më me njëri-tjetrin as në Instagram.

Si për ta konfirmuar edhe më shumë, miqësinë e prishur, Drilona duket se po thumbon Xhensilën me postimin e fundit.

Në një foto, ajo ka vendosur këngën “Copycat” me një tekst që pak a shumë thotë:

“Kopjace, po përpiqesh të kopjosh stilin tim…”

Në një tjetër postim, ku Drilona duket sikur po bën gërsheta flokët e të bijës, ajo shkruan:

“Kur e vogla do të bëhet si e madhja. Come to mama të të mësojmë si bëhen gërshetat dhe ku t’i bëjmë.”

Gjejeni kush ka bërë gërsheta të ngjashme me ato të Drilonës (dhe shumë vajzave të tjera të shoëbiz-it në fakt)? Po, Xhensila.

Nëse bëhet fjalë për modele flokësh, të dyja vajzat (dhe në fakt, shumë vajza, duh) eksperimentojnë herë pas here.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE