Njihuni me parashikimin e motit për ditët e para të javës!

vovalbania April 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me parashikimin e motit për ditët e para të javës!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se në javën që kemi hyrë, pritet që territori shqiptar të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të një zone të thellë me presion atmosferik të ulët, pozicionuar mbi Detin Mesdhe, në veri të kontinentit Afrikan dhe një mbi Gadishullin Apenin.

Sot ka një përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash që do të vijnë në shtim pas orëve të pasdites.

Ditën e nesërme pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti parashikohet i vranët e me intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e mesditës, nesër përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshme e me intensitet mesatar, në formë shtrëngatash e hera-herës shoqëruar me shkarkesa elektrike, si dhe lokalisht breshër. Po ashtu, në relievet malore mbi 800-1000 m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie.

Më pas, në ditët në vijim, moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh, si dhe me reshje shiu me intensitet të ulët. Pritet rritje graduale e temperaturave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49453 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE